Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri: Ja ku ishte epiqendra

24 Shkurt 2026, 20:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mbrëmjen e kësaj të marte, më 24 shkurt, në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti u regjistrua në orën 20:00 dhe ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjes ishte në Rrasë, Elbasan, me koordinata 40.98°N dhe 19.835°E, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Megjithatë, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, si dhe në qytete të tjera të afërta.

Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri: Ja ku ishte


Video