Bllokimi i monopatinave, qytetarët protestë para Ministrisë së Brendshme

25 Shkurt 2026, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas më shumë se 4 muajsh nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestojnë sot para Ministrisë së Brendshme.

Ata kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik.

Para disa ditësh ministrja Koçiu përsëriti se nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave dhe se po punohet për rregullimin e kuadrit ligjor.


Video