Dyshohet se vrau tre vajzat, Roula kërkon fotografitë e fëmijëve në qeli

23 April 2022, 11:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se vrau tre vajzat, Roula kërkon fotografitë e
Në foto: Nëna greke, Roula Pispirigou dhe fëmijët e saj

Nëna greke Roula Pispirigou, akuzohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura, mbetet në paraburgim në burgun e Korydallos. Prokuroria ka prova se ajo vrau vajzën 9-vjeçare Georgina, ndërsa hetimet për vdekjen e Irisit dhe Malenës vazhdojnë.

33-vjeçaren sot do ta takojnë nëna, motra dhe babai i saj, e vetmja gjë që Roula Pispirigou i kërkoi familjes për ta çuar në burg janë fotot e tre fëmijëve të saj, Georgina, Malena dhe Iris, shkruan pelop.gr.

Dyshohet se vrau tre vajzat, Roula kërkon fotografitë e

Ajo mësohet se është në gjendje të rëndë psikologjike, duke qenë se ditën e hënë, Georgina 9-vjeçare do të festonte ditëlindjen. Roula akuzohet se vrau vajzën e saj 9-vjeçare duke i injektuar ketaminë, e cila e çoi drejt vdekjes.

Zbardhja e vdekjeve të vajzave është duke u bërë edhe duke parë historikun e kërkimeve të nënës së tyre në google pas rezulton se ajo është futur nëpër faqet mjekësore për të kërkuar ilaçe me qëllim kryerjen e krimit.


Video