Dumani: Politika, media dhe krimi po na ushtrojnë presion, prokurorët ndihen të kërcënuar pasi u përfundon mandati

27 October 2025, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dumani: Politika, media dhe krimi po na ushtrojnë presion, prokurorët
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend

Kreu i SPAK Altin Dumani teksa ka bërë analizën e punës së Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024, ka deklaruar se prokurorët janë nën presion të vazhdueshëm nga politika, media dhe organizatat kriminale, për shkak të hetimeve që po kryejnë.

Dumani më tej ngriti edhe një tjetër shqetësim, atë të sigurisë së prokurorëve pas mbarimit të mandatit.

“Vijon presion i vazhdueshëm nga aktorë politike, mediatikë dhe organizatat kriminale.

Ky shqetësim kërkon reagim për SPAK. Ka një paqartësi ligjore për prokurorin pas mbarimit të mandatit. Për prokurorët nuk ka këshilltar ligjor. Mbetet i ulët denoncimi nga administrate publike”, tha Dumani.


Video