Pse nuk e hetoni Ramën? Dumani i përgjigjet deputetit të PD-së: Për ne s'kanë rëndësi emrat, por provat!

27 October 2025, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse nuk e hetoni Ramën? Dumani i përgjigjet deputetit të
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend

Gjatë raportimit të punës për vitin 2024 këtë të hëne në Parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti demokrat Luciano Boçi lidhur me qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme ndaj figurave politike.

Deputeti Boçi kërkoi të dinte pse, sipas tij, SPAK e ka “shpallur të paprekshëm kryeministrin”, ndërsa “ka ndjekur penalisht liderin e opozitës”.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, zoti Dumani theksoi se për SPAK “nuk ka të paprekshëm”.

“Në çdo procedim hetohet për faktin penal dhe më tej për autorët e veprës penale. Në të gjitha rastet, prokurorët kryejnë hetimet. Për ne nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat,” tha Dumani.

Deputeti Boçi e pyeti më tej nëse Dumani kishte dëgjuar “ultimatumin e kryeministrit Rama që prokurorët e SPAK të mos i afrohen partive politike gjatë zgjedhjeve të vitit 2025”.

Në përgjigje, kreu i SPAK u shpreh:

“SPAK ka qenë i përfshirë me prokurorë dhe hetues në terren. Kemi qenë edhe në zonën që ju keni drejtuar dhe e dini shumë mirë sa të vëmendshëm kemi qenë, përfshirë edhe ndaj denoncimeve nga ana juaj. Ju jeni kontaktuar nga hetuesit dhe jeni ftuar të jepni të dhëna, indicie dhe kallëzim penal për faktin penal që kishit denoncuar në media. Ne bëmë verifikimet përkatëse dhe nuk rezultoi të ishte ajo situatë që ju paraqitët në denoncimin publik,” sqaroi Dumani.


Video