DOSJA ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 VITE BURG ish-kreun e Prokurorisë Vlorë!

20 May 2025, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOSJA ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 VITE BURG ish-kreun e
Aurel Zarka

Gjykata e posaçme dënoi me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 2.8 vite burg.

Në të njëjtën kohë Zarkës iu hoq e drejta që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij për akuzat: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.


Video