Dosja "Sterilizimi"/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja...

17 September 2025, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosja "Sterilizimi"/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja...

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Sterilizimi" është shtyrë sërish këtë të mërkurë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrapaj.

Ndërkohë, seanca e radhës do të mbahet më datë 1 tetor, ora 14:00. 

Në seacën e sotme pritej të jepeshin konkluzionet përfundimtare për dosjen me 8 të pandehur.

Procesi po bëhet me procedurë të shkurtuar, pasi GJKKO ka vendosur më parë edhe ndarjen e çështjes për dosjen "Sterilizimi", ku ish-ministri Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë. 

Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.


Video