Skemat piramidale "online" / Lihen në burg 4 nga 6 të arrestuarit, familjarët mblidhen para Gjykatës së Fierit

17 September 2025, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Skemat piramidale "online" / Lihen në burg 4 nga 6 të

“Arrest me burg” me afat 60 ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar "XUEX" për goditjen e skemave piramidale online dhe masen “ Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj.

Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi mberriten në gjykate rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy fugonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre.

Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para gjyqtarit Genci Busho dhe prokurores Jonida Allushi.

Te akuzuarit kanë thënë se janë viktima të situatës. Ndërkohë pwr mediat nëna dhe tezja e një prej të arrestuarve kamarierit Emanuel Taullau, ka pohuar se nuk e dinin që kjo ishte e gabuar.

Mbi 6 të akuzuarit rëndojnë akuzat “ Skema piramidale online “ dhe “ Mashtrim kompjuterik”.


Video