Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, zhduket i riu shqiptar në Rumani, policia thirrje për ndihmë (EMRI-FOTO)

4 December 2023, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, zhduket i riu shqiptar në
24-vjeçari Geri Hoxha

Një i ri shqiptar është zhdukur pa gjurmë në qytetin Oradea, në veri-perëndim të Rumanisë.

Policia njofton se 24-vjeçari shqiptar Geri Hoxha doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me të afërmit.

Ai është i gjatë rreth 1.80 m, peshë rreth 120 kg, fytyrë ovale, sy kafe dhe flokë të zinj. Nuk dihen detaje për veshjet që kishte veshur kur doli nga shtëpia.

“Luten qytetarët që mund të japin ndonjë informacion për këtë person të kontaktojnë njësinë më të afërt të Policisë dhe të telefonojnë në numrin falas të telefonit 112! Mos harroni se çdo informacion mund të kthejë në familje një person të zhdukur!”, njoftojnë zyrtarët e policisë rumune.

Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, zhduket i riu shqiptar në


Video