GOGLAT në DREJTËSI/ Zgjidhet kryetari i Këshillit të Emërimeve (EMRAT)

4 December 2023, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GOGLAT në DREJTËSI/ Zgjidhet kryetari i Këshillit të
Sokol Ngresi

Të hënën e 4 Dhjetorit është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku është zgjedhur dhe kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtesi.

Kjo strukturë e rëndësishme, KED do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Ngresi, i cili u zgjodh nga shorti me gogla, nga radhet e Gjykatës së Lartë. Ndërkohë që po me short është zgjedhur dhe zëvendësuesi i tij, dhe ai do të jetë gjyqtari Dariel Sina.

Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska po ashtu dhe Sonila Bejtja.

Ndërsa anëtare zëvendësuese nga Kushtetuesja u zgjodh nga shorti me gogla, emri i Mariana Seminit.

Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtar zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Irena Brahimi, do të jetë anëtare në Këshill si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit.

Anëtare e dytë do të jetë Altina Nasifi, po ashtu përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë znj.Ilirjana Olldashi.

Lazer Çardaku zgjidhet anëtar i Këshillit si Përfaqësues i Apelit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm.

Genti Xholi do të jetë anëtar i dytë si përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë znj. Irma Balli.

Ramiz Lala do të jetë anëtar i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative

Bezart Kaçkini do të jetë anëtari i dytë i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative.


Video