Tragjedia në FAMILJEN shqiptare, del FOTOJA e babë e bir që humbën jetën në aksident!

4 December 2023, 14:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në FAMILJEN shqiptare, del FOTOJA e babë e bir që
Mali i Zi: Anton Frani Gjelaj dhe i biri Kristiani

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë i mesditës së 1 Dhjetorit në Podgoricë të Malit të Zi, ku humbën jetën bab e bir me kombësi shqiptare.

Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.

Tragjedia në FAMILJEN shqiptare, del FOTOJA e babë e bir që
 Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

Mediat shkruajnë se në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.


Video