"Do të jap 50 euro", zbardhen PËRGJIMET që “fundosën” Belerin: Ke dhe ti...

8 September 2023, 15:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do të jap 50 euro", zbardhen PËRGJIMET që
Fredi Beleri

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, qëndron në qelinë e burgut prej rreth 4 muajsh, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Belerin dhe kërkon gjykimin e tij për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Së bashku me të, i pandehur është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i marrë i pandehur për të njëjtën vepër penale.

“Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë,” thuhet në njoftimin e SPAK, ku shtohet se vetë Rama do të shpërblehej me 300 euro për shërbimin.

"Do të jap 50 euro", zbardhen PËRGJIMET që

Sipas SPAK, Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsen Ramës nëpërmjet Pandeli Kokaveshit. Ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit.

“Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023”, shprehet SPAK.

Në përgjimet, Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për këto vota.

“Orea” (bukur), dëgjohet të thotë Beleri në gjuhën greke, për të shprehur kënaqësinë se blerja e votave u krye me sukses.

"Do të jap 50 euro", zbardhen PËRGJIMET që

Kujtojmë se dje Fredi Beleri depozitoi 2 rekurse në Gjykatën e Lartë, ku në një prej tyre kërkon të që përgjimet të mos merreshin parasysh nga Gjykata./Marrë nga Ditar

Akuza e SPAK për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit, sikurse janë të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave, nga kqyrjet e akteve të ekspertimit kompjuterik, nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale etj, rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri.

Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023.


Video