Shpërndanin drogë te Kodra e Diellit, në pranga burrë e grua dhe 8 të tjerë

8 September 2023, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërndanin drogë te Kodra e Diellit, në pranga burrë e grua
Arrestimi

Pas katër muajsh hetime, policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga kanë rënë edhe dy drejtuesit e grupit, një çift bashkëshortësh të cilët jetonin në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’. Herald Rexhepaj drejtonte grupin bashkë me gruan e tij.

Hetimet nga blutë e Tiranës kanë nisur pasi grupi që shpërndante drogën ishte kthyer në një shqetësim për banorët e ‘Kodrës së Diellit’, ndërsa goditja u bë pas muajsh hetimesh. Përveç dy drejtuesve, kanë rënë në pranga edhe 8 persona të tjerë.

Paraprakisht bëhet me dije se është sekuestruar 3 kg kanabis dhe doza kokaine.

Droga është sekuestruar sot në banesën e drejtuesit të grupit, ndërsa sasi droge është kapur në mënyrë të vazhdueshme të shpërndarë në kohë.

Herald Rexhepaj rezulton i arrestuar edhe në prill të këtij viti, teksa sillte disa doza drogë nga Kosova.


Video