Alban Bengasi avokati që porositi Nuredin Dumanin për të vrarë ish gruan e tij, ka mohuar të këtë lidhjë më se çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpuntorin e drejtësise, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmagur hetimit.
Ai pretendon se me bashkëshorten ka marrëdhënie normale ndonëse është divorcuar. Ai ka kërkuar që të hetohet pa masë sigurie.
"U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.
Mesohet se prokurori Behar Dibra në seancë kërkoi shpjegim nga Bengasi pse u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqiperi në momëntin që dosja kaloi për gjykim.
Bengasi sqaroi se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë më ndërshmëri dhe pa asnjë kompromis.
Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë, megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër. Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro.
Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Por të gjitha këto pretendime te Dumanit janë kuyndërshtuar nga Bengasi nepermjet avokatit.