Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, në pronësi të një 49-vjeçari

10 November 2022, 07:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, në pronësi
Foto ilustruese

Dy makina janë djegur në Vlorë pak pas mesnate. Mësohet se makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo dhe dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Ngjarja është regjistruar rreth orës në fshatin Nartë. Ende nuk dihen arsyet përse u është vënë flaka dhe nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët.

Goga rezulton pronar i një restoranti në Nartë, por nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie ka të bëjë me konkurrencën apo për ndonjë arsye tjetër. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.


Video