Jorgo Goro shtrohet në spital!

27 March 2024, 13:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jorgo Goro shtrohet në spital!
Jorgo Goro, ish kryebashkiaku i Himarës

Kryebashkiaku i dorëhequr i Himarës, Jorgo Goro, ka përfunduar në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur në ambientet e paraburgimit.

Goro ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa prej 5 ditësh ndodhet i arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro u la në burg një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, pas arrestimit më 23 mars.

Mbi të rëndon vepra penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.


Video