Janë zbardhur detaje të reja nga krimi në fshatin Remas të Divjakës, ku Andrea Stasa, 58 vjeç, dhunoi me grushte dhe më pas e mbyti me duar babain e tij, Dhimitër Stasa, 85-vjeç.
Burime bëjnë me dije se autori ka qenë i dënuar me 13 vite burg në Itali dhe vetëm para pak kohësh kishte dalë nga qelia. Mësohet se Andrea Stasa ka qenë i dehur në momentin e krimit dhe konfilikti me babain kishte nisur pikërisht sepse ky i fundit i ka kërkuar llogari djalit, se pse kishte pirë alkool, gjë që siç duket nuk i ka pëlqyer 58 vjeçarit i cili ka dhunuar babain dhe e ka mbytur.
Në momentin e krimit në banesë ka qenë dhe djali tjetër i viktimës dhe njëkohësht dhe vëllai i autorit. Dhimitër Stasa jetonte në banesë bashkë me dy djemtë e tij, të cilët dyshohet se janë me probleme të shëndetit mendor.
Gjithashtu, kanë dalë edhe pamjet nga banesa ku ndodhi krimi. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, viktima jetonte në kushte të vështira ekonomike në një shtëpi gati të rrënuar, bashkë me dy djemtë e tij