Reperi Stresi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi, p;as pamjeve të publikuara ku disa shokët e tij rrihnin BMT në mes të rrugës, pas sharjeve dhe kërcënimeve që ai kishte bërë ndaj Stresit në rrjetet sociale.
Stresi njihet dhe si një demokrat i flaktë, ku nuk mungon në asnjë prej protestave të fundit. Së fundmi, ai iu ka bërë një thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së nesërme par Kryeministrisë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Stresi iu kërkon qytetarëve që të protestojnë paqësisht, për veten, fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Sipas reperit, është ora e ndryshimit.
"Miq, kolege dhe qytatare Shqiptare kudo qe ndodheni.
Do doja t ju beja nje ftese per 7 korrik, jo me si te djathte as idealiste te PD. Por si qytatare te mashtruar, te poshteruar e te lodhur nga kjo qeveri qe prej 3 mandateve rrenoi Shqiperine si mos me keq.Standartet e Shqiperise jane te trishtueshme, renditemi vendi me i varfer ne Rajon.Varferia eshte ulur kembekryq ne shtepite tona, ndersa qeveritaret tane pastrojne milonat ..Eja ne shesh ,jo per te degjuar muzike, por per zerat e Shqiptareve qe i thone jo kesaj qeveria nazi-fashiste.Te protestojme paqesisht ,per veten, femijet dhe te ardhmen e tyre. Shqiperia ka nevoje per te gjithe ne .Eshte ora e ndryshimit." shkruan Stresi.
