Parkoi makinën e shtetit te vijat e bardha, Policia gjobit policin dhe e vë nën hetim për cënim të imazhit

6 July 2022, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parkoi makinën e shtetit te vijat e bardha, Policia gjobit policin dhe e
Makina e Policisë tek vijat e bardha

Policia e Lezhës ka gjobitur një efektiv policie, pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, ku denoncohej se e kishte parkuar makinën e Policisë së Shtetit tek vijat e bardha.

Autoritetet bëjnë me dije se pas verifikimeve, kanë ndëshkuar me masë administrative (gjobë) inspektorin me inicialet A. D., me vlerë 2000 lekë, për shkeljen rrugore "Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve".

Gjithashtu, mësohet se ndaj punonjësit të Policisë, inspektor A. D. ka filluar ecuria disiplinore, për shkelje dhe cenim të imazhit të Policisë së Shtetit, bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit.

Policia e Lezhës falënderon mediat, për denoncimin e rasteve të tilla, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tjera të paligjshmërisë, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

Parkoi makinën e shtetit te vijat e bardha, Policia gjobit policin dhe e


Video