VIDEO/ Vodhën eshtrat e gruas që ndërroi jetë para 17 vitesh në Lushnjë, si hajdutët hapën tunelin nën dhe!

21 Prill 2026, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Banorët e Lushnjës janë shqetësuar nga një ngjarja e pazakontë, pasi janë vjedhur eshtrat e një gruaje që është nga jeta para 17 vitesh.

Tch kane publikuar pamjet, ku shihet tuneli nën dhé që është hapur nga hajdutët.

Ai është hapur pikërisht poshtë varrit të së ndjerës.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.


Video