DETAJE nga operacioni i SPAK/ Shefat e krimeve në Lushnjë dhe Himarë në pranga!

1 March 2025, 22:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE nga operacioni i SPAK/ Shefat e krimeve në Lushnjë dhe
FOTO: I pari majtas Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)

SPAK ka organizuar gjatë orëve të mbrëmjes një operacion të madh në bashkëpunim me policinë e shtetit, teksa janë lëshuar 10 urdhër arreste dhe janë vënë në pranga 3 efektivë policie, ndërsa 1 është në kërkim.

Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, raportohet se akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Erdit Hazizaj është tjetër person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022.

Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale. Hazizaj ka qenë kandidat për kryetar Bashkie në Roskovec, nën siglën e PD.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.


Video