Aksion me urdhër të SPAK, raportohet për disa të arrestuar: Në PRANGA një ZYRTAR i lartë policie!

1 March 2025, 21:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksion me urdhër të SPAK, raportohet për disa të arrestuar:

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit, mësohet se kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme një operacion të përbashkët.

Operacioni vijon edhe sot, janë ekzekutuar disa masa sigurie.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se janë arrestuar disa persona, VoxNews ka mësuar se në pranga ka rënë një zyrtar policie.

Dyshohet se ka masë sigurie edhe për shefin e policisë kufitare Sarandë. 

Priten në vijim të dhëna të detajuara lidhur me operacionin ndërmarrë nga tre strukturat.


Video