DETAJE/ Identiteti i rremë e 'tradhtoi', Alia u arrestua natën e ndërrimit të viteve!

4 January 2025, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Identiteti i rremë e 'tradhtoi', Alia u arrestua
Jani Aliaj

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i të shumëkërkuarit, Jani Aliajt në Athinë. 

Mediat greke raportojnë se ndalimi paraprak u bë për falsifikim, teksa mbante identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, dhe më tej u zbulua skeda për krimet dhe dënimet e mëparshme.

Efektivët fillimisht vunë re lëvizjet e dyshimta të Aliajt në zonën e “Platonos Korai” dhe i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit.

Patrulla evidentoi me pajisjen speciale se karta që ai mbante kishte identitet fals. 

Për këtë qëllim u transferua në Komisariat, aty ku dhe më tej u zbulua identiteti i tij i vërtetë dhe kartela me krime dhe dënime në dy dekadat e fundit, në Greqi dhe Shqipëri. 

Aliaj figuronte i arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore, teksa ishte izoluar për vrasje.

47-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore.

Në të njëjtën kohë, nga Interpol Tirana kërkohej për vrasjen e 1 Majit 2016 në Tiranë dhe dënimin po të përjetshëm për këtë krim, i dhënë në mungesë.

Policia greke njoftoi se operacioni u krye nga skuadra speciale e DIAS.


Video