DETAJE/ I dashuri i 21 vjeçares që vrau veten me armën e shërbimit, Policia: Telefonoi dhe më pas fshiu sms në telefonin e saj!

25 Maj 2024, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aldorjana Loshi

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21 vjeçare, Aldorjana Loshi që u vetëvra pasditen e djeshme në banesën e saj.

I dashuri i 21 vjeçares, Endri Nika akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen. Dje e telefonoi disa herë, por nuk iu përgjigj.

"Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases Aldorjana Loshi, dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen Aldorjana Loshi, në telefonin e saj", thotë policia e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit 2024  në banesën ku jetonte vajza në rrugën "Todi Shkurti".  Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 është gjetur pa shenja jete nga i dashuri i saj.

Arrestimi i shtetasit E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" është bërë gjatë natës nga policia specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1.


Video