DETAJE nga kokaina e kapur në portin e Durrësit, dalin FOTOT e dy tropojanëve të arrestuar!

25 Maj 2024, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto e marrë nga Tch: Arjan Doci/ Mentor Çuni

Në foton e mësipërme janë 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni që ranë në prangat e policisë pasi policia kufitare në portin e Durrësit zbuloi se në furgonin e mallrave  të tyre kishte të fshehura 7 pako kokainë.

Arjan Doci dhe Mentor Çuni rezultojnë të jenë kushërinj, djem tezesh. Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-droge.

Furgoni ku u gjet kokaina i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Për rastin hetimet donte zhvillohen në të dy vendet

. Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit ka njoftuar homologët anglez për të marrë më shumë të dhëna se kush qëndron pas kompaninë “Bledi Trans” e cila rezulton e regjistruar në Angli.


Video