“Dëshmitar kyç për tre vrasje të bujshme në vend”, tentohet eliminimi fizik i Luftar Reçit në burgun e Drenovës

23 February 2022, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Dëshmitar kyç për tre vrasje të bujshme në

SPAK ka zbuluar planin e eliminimit fizik të një dëshmitari të mbrojtur, shumë të rëndësishëm të drejtësisë, Luftar Reçi.

Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Altin Dumani, nëse Reçi nuk do tërhiqte dëshminë e tij kundrejt 100 mijë Eurove do të helmohej nga gardianët e burgut përmes ushqimit.

Për këtë arsye është shpallur në kërkim shtetasi E. K i cili së bashku me Elton Goskovën kishin hartuar planin për të korruptuar Reçin përmes familjarëve, në mënyrë që të ndryshonte dëshminë për vrasje të bujshme të Klodian Saliut dhe Vajdim Lames.   

Sipas Spak agjentët helmues do të futeshin në qeli përmes një polici, por plani dështoi pasi SPAK ka marrë indicie dhe vetë polici dëshmoi duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Mësohet se SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti.

Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.


Video