“Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, kjo është tema që po diskutohet mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Gazetari Spartak Koka ka treguar me detaje në lidhje me një rast mashtrimi të një vajze nga Gramshi, e cila shtirej se punonte në bursë dhe mashtronte qytetarët në Tiranë.
“Rasti i kësaj vajzës është nga Gramshi dhe në dy vitet e fundit 2019-2020, për dy vjet ajo ka bërë shifra marramendëse sepse prezantohej si përfaqësuese e një institucioni burse në Angli dhe ju kërkonte biznesmenëve, doktorëve, ekonomistëve, të gjithë njerëzve të cilët kishin para dhe ia arrinte që t’i impresiononte me dokumentacion, me vulë, me firma, me dhënien e aksesit në këtë sistem dhe ju merrte nga 10-20-50 mijë euro, 100 mijë euro, 150 mijë euro, tha gazetari Koka.