Nis bora në Korçë, trashësia deri në 10 cm

23 February 2022, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis bora në Korçë, trashësia deri në 10 cm

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës gjatë natës ndërsa ka pasur edhe reshje shiu. Trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetër.

Rrugët janë të kalueshme ndërsa po punohet për pastrimin dhe kriposjen. Temperatura mesatare është -1 gradë.

Aktualisht nuk paraqiten probleme me qarkullimin e mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike.

 


Video