Mitsotakis pret në zyrë Kryepeshkopin Anastas

22 February 2022, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mitsotakis pret në zyrë Kryepeshkopin Anastas
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një takim në Athinë, kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris, Anastasin.

Takimi është mbajtur mesditën e së martës në zyrat qendrore të qeverisë greke.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, kreu i qeverisë greke i shprehu edhe një herë Kryepeshkopit vlerësimin e personit të tij dhe mbështetjen e tij me gjithë zemër në punën e tij shpirtërore, shoqërore dhe arsimore në Shqipëri.

Sipas deklaratës së zyrës së shtypit pranë Kryeministrit, e cila nuk jep detaje të tjera të takimit, Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë lëvdoi Kryeministrin grek, që sipas tij, është gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.


Video