Emiliano Shullazi shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në spital

23 February 2022, 12:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emiliano Shullazi shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në
Emiliano Shullazi, arrestimi

Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital.

Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forcat e RENEA-s, Shullazi është marrë nga qelia për tu dërguar në spitalin e burgut, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.  

Shullazi mbahej nën regjimin “41 bis”.

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ata e kanë apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e “41bis”.

 


Video