Dëshmia tronditëse nga vrasja në Kavajë: Rexha kishte gocën për dore. Kavajsi e mbyti me thikë, ai tjetri me armë, 4 plumba

29 March 2023, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dëshmia tronditëse nga vrasja në Kavajë: Rexha kishte
Dëshmitari i vrasjes në Kavajë

Dëshmi tronditë vijnë nga Kavaja, aty ku ditën e sotme Edmond Gosa alias Armand Gosa dhe Altin Rexha alias Sali Rexha vranë njëri-tjetrin pas një konflikti.

Një banor i lagjes ku ndodhi ngjarja tragjike tregon se 43-vjeçari kuksian Altin (Sali) Rexha kishte vajzën e vogël për dore dhe se sherri nisi në afërsi të shtëpisë së njërit prej viktimave.


Ai thotë se Edmond (Armand) Gosa e vrau Rexhën me thikë dhe se në lagje u dëgjuan plot 4 krisma të armës së zjarrit, i cili dyshohet se i qëlloi ky i fundit.

Dëshmitari: Problem nuk kanë pas, sherr koti. Pse hap sytë? E di që kanë pas njëherë dhe nuk kanë arrit ta mbyllin”.

-Sherri ndodhi pranë shtëpisë së njërit prej viktimave apo jo?

Dëshmitari: Njëri ishte me fëmijë në dorë madje.

-Cili?

Dëshmitari: Ai malësori, s’ja di emrin. Janë të ardhur. Po bisedonin, i pamë. Edhe me gocën për dore, është e vogël, edhe kërciti. Dëgjuam krisma, ai me thikë. Njëri u shtri këtu.

-Dëgjuat të shtënat?

Dëshmitari: Po moj, 4 plumba. Mirë që s’më kapi ndonjë mua. Kavajsi pati thikë, e mbyti atë me thikë. Ai tjetri me armë, film.

-Kishte pistoletën me vete?

Dëshmitari: Po me vete se kishin bërë debat, kavajasi shumë i fuqishëm, po…


Video