Deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në SPAK

30 October 2024, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në SPAK
Bujar Çela

Deputeti i PS Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK bashkë me avokatin e tij mbrojtës.

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela u akuzua nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme. Çela është nën hetim pas aksidentit në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve.


Video