Digjen dy automjete në pronësi të një shtetasi në Shkodër, detajet e para

30 Tetor 2024, 09:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy makina në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha, janë djegur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Një nga makinat është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Shkodër/Informacione paraprake

Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video