Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Për të disatën herë, skulpturat e vendosura nga Bashkia e Korçës në Parkun Rinia janë thyer nga persona të paidentifikuar.
Skulpturat janë rrëzuar në tokë, ndërsa mister mbeten edhe arsyet që kanë çuar autorët në këtë veprim barbar.
Skulpturat janë vendosur në vitin 2017, gjatë periudhës së rikonstruksionit të Parkut Rinia, dhe hera e fundit që janë dëmtuar rreth një vit më parë.
Policia në atë kohë deklaroi se po hetonte për identifikimin e autorëve, por që deri tani nuk ka asnjë emër.

