Caktohet data, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjene e imunitetit të Sali Berishës

12 December 2023, 18:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Caktohet data, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjene e
Ish-kryeministri Sali Berisha

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00 për të vendosur për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Sali Berisha.

SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin nga detyrim paraqitje, të cilën ai nuk e zbatoi, në arrest në shtëpi.

Berisha ka thënë s do ta respektojë vendimin e Këshillit të Mandateve, çfarëdo qoftë ai.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”, bëhet me dije në urdhrin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.


Video