Breshëria e plumbave ndaj TCH, përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias: E tmerruar nga ngjarja, të zbardhet sa më shpejt

27 Mars 2023, 20:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, ka reaguar ndaj aktit terrorist që u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj godinës së Top Channel ku u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe fatkeqësisht humbi jetën roja Pal Kola.

Në një postimi në Twitter, Teresa Ribeiro shprehetse ndihet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.

“Jam e tmerruar nga sulmi i sotëm me armë kundër Top Channel në Shqipëri. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë, i cili u vra gjatë këtij sulmi të urryer. Kam besim se autoritetet do të identifikojnë dhe do të ndjekin penalisht përgjegjësit, pa humbur kohë.”- u shpreh përfaqësuesja e OSBE  për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro.

Video