Vrau me 2 plumba në kokë dhe e groposi Vasil Bibën, ekstradohet nga Franca Bledar Mneri

27 March 2023, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau me 2 plumba në kokë dhe e groposi Vasil Bibën, ekstradohet
Bledar Mneri

Një 43-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Mneri, i akuzohet për vrasjen e Vasil Bibës në vitin 2016.

gjarja për të cilën akuzohet Mneri, ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Shtetasi Vasil Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në fshatin Priskë, në territorin e Komunës së Dajtit. Sipas policisë identifikimi i tij erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës, të cilat ishin të padëmtuara.

Nga hetimet e kordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera nga ana e viktimës. Ndërkohë Mneri kishte fituar lirinë në maj të 2014, duke përfituar nga amnistia. Bledra Mneri ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasje në vitin 1997, ku kishte ekzekutuar një efektiv policie në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.


Video