Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur në mbledhjen e sotme anulimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë, duke e shtyrë aplikimin e saj nga 1 nentori deri ne 31 dhjetor.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.
Më 23 shtator Bordi i ERE miratoi rritjen e çmimit të eregjisë elektrike për këtë fashë, por, pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama e shtyu me një muaj rritjen e çmimin e enrgjisë dhe do të fillojë prej muajit nëntor.
Gjatë mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, deklaroi se Qeveria nuk ka treguar asnjë argument pse duhet të rritet çmimi i energjisë.
"Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. Nuk ka asnjë argument që të na ketë treguar ne qeveria. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. U ndjeva keq kur ministrja doli dhe nëpërkëmbi kompetencat që u jep ju ligji. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Nuk mundet qeveria t’u uzurpojë vendimet tuaja. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik."- u shpreh Tabaku.