E rëndë/ Shpërthen bombula e gazit në Selanik, humb jetën 58-vjeçari shqiptar

7 October 2022, 14:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë/ Shpërthen bombula e gazit në Selanik, humb

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi djegie të rënda në trup kur garazhi i makinave ku po punonte mori flakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, më 29 shtator, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombul gazi që ka shpërthyer. Për shkak të plagëve të marr, shqiptari është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik.

Ai e humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit, shkruan media greke.


Video