BMW-ja del nga rruga dhe përfundon në arë në Elbasan, policia nuk gjen njeri në mjet

21 December 2022, 22:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BMW-ja del nga rruga dhe përfundon në arë në Elbasan,
Ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Elbasan-Gjinar.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë BMW ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, anash saj.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por sipas gazetarit nuk ka gjetur asnjë person prezent në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video