VIDEO/ Aksident gjatë raportimit "live", dy makina përplasen pas shpinës së gazetarit tek Bashkia e Tiranës

21 December 2022, 18:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Aksident gjatë raportimit "live", dy makina përplasen
Gazetari Armand Bajrami

Gjatë raportimeve "live", gazetarëve iu ndodhin incidente nga më të çuditëshmit, por ka dhe raste kur ato janë me pasoja shumë të rënda.

Teksa gazetari Armand Bajrami po raportonte mbi zhvillimet e Teatrit të ri Kombëtar, pas shpinës së tij u regjistrua një aksident automobilistik.

Një makinë përplasi nga mbrapa një makinë tjetër dhe kjo gjë, siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, ka trembur për pak sekonda gazetarin.

Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe polici i trafikut, i cili nis menjëherë të bëjë fotot, por fatmirësisht aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.


Video