‘Goditet’ grupi shqiptaro-rumun në Belgjikë, sekuestrohet 1.5 tonë kokainë me vlerë 43 milion euro

21 December 2022, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Goditet’ grupi shqiptaro-rumun në Belgjikë, sekuestrohet

Një operacion i madh anti-drogë është realizuar në Belgjikë, ku është shkatërruar një grup i madh i trafikut të drogës. Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se në pranga kanë rënë 4 persona, shqiptarë dhe rumunë, si dhe është sekuestruar një sasi prej 1 tonë e gjysmë kokainë.

Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s dhe të arrestuarit rrezikojnë deri në 7 vite burg. Nëse sasia e drogës së konfiskuar do të hidhej në treg, ajo do të kapte një vlerë prej 43 milion eurosh.

Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”,  ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.


Video