
FONDET britanike? Miliona PAUND janë ofruar për të hapur vende p...
17 Shkurt, 10:08Fokus
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi përdornin euro false për të bleë produkte nëpër dyqane.
Policia ka vënë në pranga A. A., 23 vjeç, banues në Dibër dhe D. A., 22 vjeç, banues në Fier.
Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu është vënë në hetim M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.