Autori i sulmit terrorist në Magdeburg një mjek nga Arabia Saudite, momenti kur arrestohet (VIDEO)

20 December 2024, 22:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autori i sulmit terrorist në Magdeburg një mjek nga Arabia Saudite,
Momenti kur arrestohet

Autori i sulmit në Magdeburg të Gjermanisë është arrestuar vetëm pak minuta pasi me një makinë tip “BMW” mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve.

Pamjet që po qarkullojnë tregojnë momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart sipër dhe dorëzohet para forcave speciale gjermane duke u shtrirë në tokë, pa reaguar më pas kur i vendosen prangat.

WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit.

Ndërkohë, bilanci i sulmit është rënduar pasi BILD raporton se për të paktën dy të vdekur dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.



Video