Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e sapo zgjedhur të Himarës, i cili u prangos dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit nën akuzën për shitblerje votash.
Përmes një reagimi zyrtar, theksohet se vendimi i sotëm është kundër dispozitave të shtetit.
"Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore. Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak."
Kujtojmë se paraburgimi i Belerit ishte objekti i diskutimit të sotëm mes ministrit të Jashtëm grek, Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare, Olta Xhaçka në Oslo, në kuadrin e takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s.