Apeli i GJKKO: Fredi Beleri mbetet në burg, lirohet 'miku' i tij!

1 June 2023, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO: Fredi Beleri mbetet në burg, lirohet 'miku' i tij!
Në foto: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme të Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin ndërsa ka vendosur detyrim paraqitjeje për Pandeli Kokaveshi.

Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk është paraqitur në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij të cilët kërkojnë një masë më të butë sigurie.

Beleri dhe Kokaveshi janë shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore.


Video