Sot provimi i parë, mbi 30 mijë maturantë testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

1 June 2023, 07:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot provimi i parë, mbi 30 mijë maturantë testojnë
Foto ilustruese

Matura Shtetërore 2023 do të zhvillojë sot provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimi do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. 

Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.


Video