Asnjë humbje jete dhe 16 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

18 April 2022, 18:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asnjë humbje jete dhe 16 raste të reja me Covid në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Janë kryer 772 testime, ndërsa rezulton se janë shënuar 16 raste të reja. Për fat të mirë, 32 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh.

Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.


Video