Arrestimi i Nuredin Dumanit dhe kthimi i Tafanit në të penduarin e drejtësisë, dy operacionet e bujshme të Ilir Prodës, kandidati për kryepolic

30 Shtator 2024, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Prda

Ilir Proda, 43 vjeç, ka një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të policisë Elbasan.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në Policinë e Shtetit në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3. Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef I komisariatit nr.2, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit. Në mars të vitit 2023, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan, ku mori edhe gradën Drejtues.

Ilir Proda është një nga iniciuesit dhe organizatorët e arrestimit të Nuredin Dumanit, që më pas u kthye edhe në të penduar të Drejtësisë. Po ashtu Proda ishte një ndër drejtuesit e Policisë që ktheu në të penduar të drejtësisë edhe Artan (Marjus) Tafanin.

Video