Teksa Durim Bami vijon të jetë në burg në Emiratet e Bashkuara Arabe, GJKKO përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dërguar të gjithë dokumentacionet për faktet penale që dyshohet se Bami ka kryer gjatë periudhës 2020-2021.
Ndaj Bamit janë ngritur akuzuat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".
Autoritetet e Emirateve, brenda një afati të caktuar kohor, do t’i kthejë përgjigje zyrtare autoriteteve shqiptare sa i takon rastit Bamit.
Pavarësisht se dy shtetet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, nga ana e ministrive po rishikohen mënyra të tjera ligjore me qëllim sjelljen e Bamit në vendin tone dhe përballjen e tij me akuzat në vendin tonë.